Barcelona, Laporta jep dorëheqjen për të kërkuar një mandat të ri në zgjedhje
Java e 24 e Serie A u mbyll me ndeshjen mes Romës dhe Cagliarit. Në Olimpico, skuadra e Gian Piero Gasperini iu imponua skuadrës sarde duke e mundur 2-0 nën vështrimin e Francesco Totti që ishte i pranishëm në tribunë.
Verdhekuqtë e nisën fort ndeshjen teksa u hodhën në sulm. në minutën e 16, Caprile rrezikoi të shënojë autogol në portën e tuj, ndërsa Pisilli e vuri në provë portierin e skuadrës sarde. Por në minutën e 25 erdhi edhe goli i avantazhit me Malen pas një vertikalizimi të Mancini për të çuar rezultatin në 1-0 për Romën me holandezin që shënoi golin e tij të parë në Olimpico.
Malen ishte një kërcënim për mbrojtjen e Cagliarit të cilit iu desh të përballej edhe me Bryan Zaragoza . Por në minutën e 65 Roma shënoi edhe golin e dytë, sërish me Malen. Cagliari goditi tramversën me Sulemanën, në minutën e 79, ndërsa në të 83, gaboi Dossena dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 që i jep mundësinë Romës të rigjejë suksesin në kampionat dhe të shkojë në 46 pikë duke barazuar Juventusin në klasifikim.
Top Channel