Gian Piero Gasperini bën një denoncim shokues dhe këtë e bën në konferencën për shtyp përpara ndeshjes mes Romës dhe Cagliarit.

Akuza e bërë nga trajneri italian është shumë e rëndë që trondit të gjithë sistemin e futbollit me Gasperinin që deklaron se figura specifike në brendësi të klubeve po iu mësojnë futbollistëve artin e mashtrimit

Duke marrë shkas nga polemikat e ngritura nga trajneri i Genoas, Daniele De Rossi, Gasperini e rriti dozën pa përmendur emra speicifikë, por duke përshkruar një praktikë që është e shpërndarë dhe antisportive.

‘Skuadra që nisin të kenë brenda tyre persona të çuditshëm që vijnë nga bota arbitrare, që iu mësojnë futbollistëve si të qëndrojnë në tokë, si të qëndrojnë kur preken dhe të presin të presin që të mbarojë aksioni, si të qëndrojnë në tokë kur të preket topi-kanë qenë fjalët e trajnerit të Romës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB