Shembja e dy ndërtesave në Liban, shkon në 15 numri i viktimave Shpërthimi i fruthit në disa shtete të Amerikës ka vënë në alarm autoritetetet atje.
Një zyrtar i lartë i shëndetësisë i bëri thirrje publikisht qytetarëve që të vaksinohen kundër sëmundjes. “Ju lutem, vaksinohuni”, deklaroi Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid.
“Sot kemi një zgjidhje të qartë për këtë problem”, shtoi ai. Oz, i njohur si kirurg kardiak, mbrojti rekomandimet federale të rishikuara së fundmi për vaksinat, duke përfshirë edhe komentet e mëparshme të presidentit Donald Trump dhe sekretarit të shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., lidhur me efikasitetin e vaksinave.
Mesazhi i Oz ishte i qartë për fruthin. “Jo të gjitha sëmundjet janë po aq të rrezikshme dhe jo të gjithë njerëzit janë po aq të ndjeshëm ndaj tyre”, tha ai në emisionin “State of the Union” në CNN. “Por fruthi është një sëmundje kundër së cilës duhet patjetër të vaksinoheni”, shtoi ai.
Me qindra raste të konfirmuara tashmë, fruthi në Karolinën e Jugut, ka tejkaluar numrin rekord të regjistrimeve gjatë shpërthimit të vitit 2025 në Teksas. Raste të shumta janë shënuar edhe në zonën kufitare mes Utah dhe Arizonës, ndërsa shumë shtete të tjera kanë regjistruar infeksione gjatë këtij viti.
Shpërthimet kanë prekur kryesisht fëmijët dhe kanë ndodhur në kohën kur ekspertët e sëmundjeve infektive paralajmërojnë se rritja e mosbesimit ndaj vaksinave mund të kontribuojë në përhapjen e sëmundjeve që dikur konsideroheshin të zhdukura nga zyrtarët e shëndetit publik.
Sipas të dhënave federale, normat e vaksinimit në SHBA kanë rënë, ndërsa rastet e sëmundjeve të parandalueshme me vaksina, si fruthi dhe kolla e mirë, po rriten në të gjithë vendin.
Top Channel