Video/ Messi i zakonshëm, gol dhe asist ndaj… Barcelonës
Mes dëmtimit dhe merkatos, për Dusan Vlahovic është me të vërtetë e vështirë të përqendrohet në fushën e lojës dhe tek ato që me shumë mundësi do të jenë muajt e fundit të tij si futbollist i Juventusit. Prioriteti i sulmuesit serb është të rikthehet të luajë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në shënjestrën e tij janë ndeshjet gjatë muajit mars, pasi është e vështirë të mendohet një rikthim të tij në fushë që në shkurt kur Juventusi do të përballet me Galatasaray në playoffin e Ligës së Kampioneve. Ndeshjet me Pisa dhe Udinese janë objektiva më realiste
Ndërkaq krijohen skenare të rinj për të ardhmen pas përfundimit të sezonit. Me kontratën që i skadon në 30 qershor të këtij viti, Vlahovic mund të shndërrohet një mundësi merkatoje me parametra zero për muajt e verës pavarësisht pagës së lartë të tij. Shumë klube janë aty pranë duke monitoruar situatën të ngacmuara nga profili i tij si për faktin që nuk do të duhet t’i paguajnë gje Juventusit ashtu për moshën e futbollistit, 26 vjec që ka hapësira për një rritje të mëtejshme në aspektin futbollistik
Sipas portalit francez ‘Foot Mercato’, për Vlahovic po dëgjohen më shumë sirena nga Anglia. Chelsea dhe Tottenham në mënyrë të veçantë po e ndjekin nga afër përpjekjet e tij për t’u rikthyer në fushën e lojës dhe së shpejti mund të hyjnë në kontakt me përfaqësuesit e tij. Duke marrë parasysh buxhetet e klubeve kryesore të Premier League, klubet londineze nuk do ta kenë problem t’i ofrojnë Vlahovic një pagë të majme, ndoshta duke iu afruar asaj që ai përfiton në Torino.
Ndërsa në Gjermani është Borussia Dortmund që tentoi edhe dimrin e kaluar, ndërkohë që në muajt e mëparshëm edhe Barcelona dhe Atletico Madrid morën informacione për të parë mundësinë e transferimit të tij në Spanjë.
Por në sfond është edhe Milani dhe Massimiliano Allegri. Te kuqezinjtë, ideja lindi që në verën e 2025, por ata më pas zgjodhën opsione të tjera. Në janar Drejtori Sportiv, Igli Tare nuk e mbyli marrëveshjen me Mateta(për shkak të problemeve fizike) dhe kështu në verë mund të bëhen sërish tentativa për një futbollist që vlerësohet nga trajneri që ka ringritur skuadrën. Por në fillim Vlahovic do të duhet të kthehet në fushë për të blinduar kualifikimin e Juventusit në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.
Top Channel