Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Drake vendos të ‘zbresë në fushë’ në Super Bowl që do të luhet në mesnatën e kësaj të diele me orën evropiane në Levi’s Stadium të Santa Clara dhe ku përballë do të jenë New England Patriots dhe Seattle Seahawks.
Rapperi kanadez njihet për pasionin e tij për bastet dhe në fakt ai vendosi të vërë bast 1 milion dollarë për fitoren e New England që ka koeficient 2.95, që do t’i sillte një përfitim prej 2.95 milinë dollarë. Nuk është hera e parë që Drake vë bast në ndeshjet e Super Bowl.
Në vitin 2022 ai vuri bast për triumfin e LA Rams ndaj Bengals duke luajtur 500 mijë euro duke fituar 800 mijë nga një touchdown të mikut të tij Odell Beckham Jr, kurse për kalimin e 62.5 yardë po nga odell Beckham Jr, ai luajtu 440 mijë euro por i humbi
Duke parë këtë dhe ‘reputacionin’ e basteve të vëna nga Drake në eventet sportive që shpesh ka humbur, skuadra e Patriots me shumë mundësi po luten…
Top Channel