Java e 25 e Premier League u mbyll me supersfidën e Anfield mes Liverpool dhe Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës arriti të marrë një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj The Reds me rezultatin 2-1 duke ruajtur kështu diferencën prej 6 pikësh me Arsenalin kryesues

Pjesa e parë ishte e bllokuar ku ishin Citizens që u përpoqën të bënin diçka më shumë dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 0-0. Ekuilibri në rezultat u prish në minutën e 74 dhe ishte Liverpool ai që mori kryesimin në rezultat me golin e Szoboszlai, që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.

Por reagimi i Manchester City ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 84 Citizenz barazoi rezultatin në 1-1 me Bernardo Silva. Në minutën e 92 u regjistrua edhe episodi që realizoi përmbysjen në rezultat. Manchester City fitoi një 11 metërsh pas një faulli të Alisson ndaj Matheus Nunes dhe Haaland nuk gaboi duke e cuar rezultatin në 2-1. Në sekondat e fundit Cherki iua anulua një gol që do e conte rezultatin në 3-1, ndërsa Szoboszlai u ndëshkua me karton të kuq për faull si lojtari i fundit. Me këtë fitore Manchester City ngjitet në 50 pikë, ndërsa Arsenal është me 56. Liverpool mbetet me 39 pikë, 5 pikë pas vendit të katërt të Manchester United.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB