Reali i Madridit merr një tjetër fitore dhe i ushtron presion Barçës
Interi dhuroi spektakël në Mapei teksa shkatërroi Sassuolon me rezultatin 5-0 me zikaltrit që e çuan në 8 pikë diferencën me Milanin që ka ende për të zhvilluar ndeshjen me Comon.
Trajneri Cristian Chivu ka komentuar këtë fitore të skuadrës së tij duke thënë se ka ende vend për përmirësim.
‘Në minutat e para ishim në vështirësi, por kjo skuadër ka bërë një punë të madhe që nga fillimi i sezonit dhe kemi ende vend për përmirësim-tha Chivu-kjo ndeshje tregon rritjen tonë, maturinë e një skuadre që ka kuptuar çfarë duhet të bëjë dhe që tani është konkrete në portat kundërshtare. Janë detaje të vogla, por që bëjnë diferencën. Por në minutat e para Sassuolo na vuri në vështirësi duke luajtur në vertikal.E kuptuam dhe i menaxhuam momentet’.
Për Chivun është e rëndësishme që puna në skuadër duhet vijuar dhe që lojarët e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë.
‘Duhet njohur puna e bërë nga kjo skuadër që nga fillimi i sezonit deri tani sepse ka pasur momente që nuk kemi qenë dominues-vijoi Chivu-por ne vazhdojmë të punojmë me përulësi dhe me këmbë në tokë. Janë shumë skuadra në garë për vendet e para, më pas do të shohim në mars-prill, por kemi një dëshirë të çmendur që të jemi kompetitivë’
Top Channel