Cristiano Ronaldo e vijoi protestën, bojkotoi ndeshjen me Al Ittihad; i gjithë stadiumi është me të
Projekti i Super League duket se dështoi plotësisht. Reali i Madridit ka mbetur vetëm në këtë projekt pasi edhe Barcelona u tërhoq zyrtarisht prej tij. Klubi katalanas doli me një komunikatë për shtyp duke bërë të ditur se ka komunikuar formalisht me European Super League Company dhe klubet të kanë bërë pjesë daljen nga projekti i Super League Evropiane.
Ky vendim kulmoi synimet e klubit blaugrana të cilat presidentin Laporta i bëri të ditura në muajin dhjetor në një bashkëbisedim të organizuar nga ‘Foros La Vanguardia’.
‘Ne duam paqe dhe qëndrueshmëri në futboll-u shpreh në atë kohë Laporta-Super League ma dha dhe vazhdova me këtë projekt se mendova se kishte shumë diferencë me klubet-shtet. Kjo çështje u zgjar shumë dhe e gjithë kjo paqartësi nuk na sjellin përfitime’
Kujtojmë se Baecelona ishte një prej klubeve që nxitën këtë projekt në vitin 2021 për të krijuar një kompeticion privat mes disa klubeve më të mëdha evropiane me idenë për të zëvendësuar apo konkurruar me turnetë e organizuara nga UEFA si Champions League. Me këtë projekt kërkohej garantimi i më shumë të ardhurave dhe stabilitet ekonomik për ekipet pjesëmarrëxe, por gjërat nuk shkuan sic shpresohej dhe ekipet që fillimisht pranuan të përfshiheshin u larguan një nga një, e fundit ishte Barcelona
Në fakt në muajt e fundit është parë një afrim institucional i Barcelonës me UEFA dhe organizmat që lidhen me të. Në muajin tetor, Laporta mori pjesë në një event të organizuar nga EFC(Shoqata e Klubeve Evropiane me emërtim të ri) së bashku me presidentin e UEFA, Aleksander Čeferin dhe atë të PSG e EFC, Nasser Al-Khelaifi, ku u duk qartë një tentative pajtimi pas vitesh përplasjeje.
Me daljen zyrtare nga Super League, Barcelona përforcon pozicionin e saj si pjesë integrale e futbollit evropian sic e organizon UEFA dhe e lë vetëm Realin e Madridit në projektin e Super League në një akt që konfirmon gjithashtu edhe prishjen totale të raporteve mes klubit blaugrana dhe Los Blancos që në muajt e fundit u tensionuan shumë me sulmet dhe kundërsulmet mes tyre për ‘Çështjen Negreira’.
Top Channel