Napoli, edhe McTominay ‘ngre flamurin e bardhë’, Conte hidhërohet: Pas pak do hyj të luaj unë…
Ernest Muçi vijon me shkëlqimin e tij në kampionatin turk të futbollit. Mesfushori i kombëtares shqiptare u bë sërish protagonist për Trabzonsporin teksa shënoi një gol dhe dha një asist në sfidën me Samsunspor e fituar me rezultatin 3-0.
Fillimisht Muçi dhuroi një asist te goli i Onuachu që zhbllokoi edhe rezultatin e kësaj ndeshjeje me Trabzonsporin që mori avantazhin 1-0. Ndërsa në minutën e 91 futbollisti kuqezi shënoi me 11 metërsh golin që vulosi fitoren 3-0 të skuadrës së tij me futbollistin e kombëtares shqiptare që mori notën më të lartë nga ‘Flashscore’, 8.4
Ernest Muçi po përjeton një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon me 24 vjeçarin që ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 1 asist në 20 ndeshje, nga të cilat 9 gola i ka shënuar vetëm në kampionat duke u shdnërruar në një protagonist absolut për skuadrën e tij.
Ernest Muci z 12. golem dla Trabzonsporu w 25/26pic.twitter.com/AkvHTCBmbb
— Ramirez (@CommonSensePL) February 7, 2026
Top Channel