Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse
Komisioni Europian ka prezantuar paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj vazhdimit të luftës në Ukrainë dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj objektivave civile.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se ndërsa Ukraina po mbrohet “me guxim të jashtëzakonshëm” në fushën e betejës, Kremlini po intensifikon krimet e luftës duke goditur qëllimisht shtëpitë dhe infrastrukturën civile.
Sipas saj, impiantet e energjisë dhe sistemet e ngrohjes janë vënë në shënjestër, duke lënë komunitete të tëra pa energji elektrike në temperatura shumë të ulëta.
“Kjo nuk është sjellja e një shteti që kërkon paqe. Është sjellja e një kombi që zhvillon një luftë shkatërruese kundër një popullsie civile të pafajshme”, u shpreh von der Leyen.
Ajo paralajmëroi se Rusia do të ulet në tryezën e bisedimeve vetëm nëse i bëhet presion i vazhdueshëm ndërkombëtar, duke theksuar se “kjo është e vetmja gjuhë që Rusia e kupton”.
Paketa e re e sanksioneve synon të godasë sektorë kyç të ekonomisë ruse, përfshirë energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë, me qëllim dobësimin e aftësisë së Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.
Top Channel