“Loja e Fundit”/ Filmi i Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, moderatorja flet në ‘Shqipëria Live’: Pjesë e xhirimeve edhe Luna, nuk mendoja që…

06/02/2026 14:23

“Loja e Fundit” është filmi i radhës që do të dalë së shpejti në të gjitha kinematë, ku protagonistët kryesorë janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

E ftuar në “Shqipëria Live”, moderatorja tregoi më shumë detaje rreth këtij filmi dhe u shpreh se xhirimet ishin më të lehta nga sa ajo mendonte.

Ajo gjithashtu tregoi se pjesë e filmit është edhe vajza e çiftit, Luna Mari.

“E mira e këtij filmi është që është për gjithë familjen. Nuk ka kufizim moshe.

Te filmi nuk do e doja Kiara. Por më pëlqen dhe kjo ideja e Kiara Pipo, vetëm shpresoj mos të më ngeli ashtu.

Luna është në film. Kishim shumë dëshirë që ajo kur të rritet të ketë një kujtim, një pjesëmarrje në film. Shpresoj që të jetë një kujtim për të që të zgjasë përgjithmonë.

Nuk e prisja që të ishte kaq e lehtë. Kam dëgjuar që nuk punohet lehtë, bashkëshorti me gruan, por jo. Ishte shumë e thjeshtë. Mua Luizi ma bëri shumë më të lehtë pjesën e aktrimit, me ato batutat e tij. Ishte shumë më e lehtë se çfarë mendoja dhe jam kënaqur pafund”, u shpreh Kiara.

Për këtë film foli edhe regjisori Bjordi Mezini, i cili tha se e kishte tepër të lehtë të punonte me çiftin.

“Kiara ka qenë shumë mirë. Ndryshe nuk do e thoja. Ka siklet, sepse natyrisht, filmi i parë. Kiara ka bërë një interpretim tepër të ndjerë. Është përqendruar. Kishte metodën e saj. Ishte perfekisoniste kur duhej. Unë mendoj se ka aktruar mirë. Është edhe eksperienca e parë. Jam shumë i qetë kur e them”, tha ndër të tjera regjisori Bjordi Mezini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB