Benzema si në përralla, shënon 3 gola në debutimin e tij me Al Hilal
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ishte një ndër personalitetet që u nderuan me çmim në edicionin e 78 të Gran Gala të organizuar nga ‘El Mundo Deportivo’. Përpara se të merrte çmimin e tij, Flick dha një intervistë për këtë të përditshme ku nuk e fshehu ambicien e tij dhe të skuadrës që ai drejton
‘Fituam titullin e parë, në Superkupë. Ishte fantastike kundër Realit të Madridid. Por në fund të fundit, jemi Barcelona dhe po luftojmë për çdo trofe-tha Flick-kemi mundësinë të luftojmë për çdo titull dhe kjo është ajo që duam’.
Në këtë mesazh të ambicies, trajneri gjerman përfshiu edhe Ligën e Kampioneve, e vetmja që i ka rezistuar që para një viti
‘Siç e kam thënë edhe sezonin e kaluar, besoj se po punojmë çdo ditë për të qenë më të mirë-shtoi Flick-duhet të përmirësohemi në gjëra të vogla, edhe ato më të voglat fare për të mundur që të ecim para. Për këtë bëhet fjalë dhe sigurisht kemi shanse për të fituar Ligën e Kampioneve. Është një objektiv madhor i yni dhe po punojmë çdo ditë për këtë. E di që tifozët na ndihmojnë në çdo ndeshje. është një kombinim i mirë, të jemi të gjithë bashkë dhe për këtë, të gjithë po luftojmë për këtë titull të madh’
Hansi Flick banon në qendër të qytetit të Barcelonës me gjermanin që e admiron stilin e jetesës së katalanasve.
‘Barcelona është akoma më e madhe nga sa e imagjinoja-shtoi Flick-që në fillim kisha ndjesinë se ishte më shumë se një familje dhe kështu ishte që ditën e parë. Vlerësova shimë ditët dhe javët e para dhe tani jam këtu prej 1 viti e gjysmë. është me të vërtetë e pabesueshme. Njerëzit këtu janë të dashur me ne, kështu që është fantastike’
Hansi Flick ka me Barcelonën një kontratë deri në 2027 me opsion zgjatjen e saj edhe për një vit tjetër, por gjermani mendon për një periudhë afatmesme.
‘Cilin lojtar do të doja që të blija? Është një pyetje e vështirë sepse besoj se kemi një skuadër fantastike në këtë moment-tha Flick-gjithçka që bëjmë duhet të jetë inteligjente. Deco është një mik i mirë dhe me të flas për gjithçka. Çdo vendim merret duke pasur parasysh situatën financiare, por sidomos nëse ky futbollist mund të përmirësojë skuadrën,nëse është njeri i mirë, shok skuadre i mirë. Kjo është ajo që kemi nevojë, njerëz të mirë në këtë skuadër fantastike’
Top Channel