Fotot/ Vizita zyrtare në Vatikan, kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik

05/02/2026 13:48

Ky është momenti kur kryeministri Edi Rama, bashkëshortja Linda dhe Zaho djali i e tyre mbërrijnë në Selinë e Shenjtë në Vatikan  për të marrë pjesë në një audiencë me Papa Leonin.

Në oborrin e pallatit Apostolik kryeministri është pritur nga prefekti shtëpisë papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.
Momentet e takimit janë fiksuar në këto foto të publikuara  nga Vatican NeWs.

Më pas u zhvillua takimi në Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Në bisedimet e përzemërta – thuhet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”.

Ndër temat në qendër të bisedimeve, thuhet në njoftim  ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB