Kupa e Mbretit/Atletico Madrid shkatërron Betis dhe plotëson kuadrin e gjysmëfinaleve, Lookman debuton me gol

05/02/2026 23:04

Atletico Madrid plotëson kuadrin e gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit në Spanjë. Skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone eliminoi në çerekfinale Real Betis ne Benito Villamarin duke e mundur me rezultatin e thellë 5-0

Atletico Madrid zhvilloi një pjesë të parë në kufijtë e perfektes të cilën e mbylli me avantazhin 3-0 duke i mbyllur praktikisht që në këtë fraksion llogaritë e kësaj çerekfinaleje. Vetëm 12 minuta lojë iu deshën Los Colchoneros që të marrin avantazhin në këtë përballje me andaluzianët gol që vendosi sfidën në drejtimin e dëshiruar nga skuadra madrilene. Në minutën e 30  ishte Giuliano Simeone që ndëshkoi Betisin për herë të dytë, ndërkohë që hodhi firmën e tij në këtë përballje edhe blerja më e re e Atletico, Ademola Lookman që e coi rezultatin në 3-0 për  skuadrën e Simeones. 

Pas pushimit të ndeshjes, Atletico Madrid gjeti një tjetër gol, këtë radhë me Antoine Griezmann që e çoi rezultatin në 4-0, por skuadra madrilene kishte akoma më shumë për të thënë teksa Almada në minutën e 83 plotësoi manitën 5-0 duke vulosur kështu kapitullimin e Real Betis dhe për të qenë skuadra gjysmëfinaliste e Kupës së Mbretit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB