Federata e Futbollit të Kosovës mbajti këtë të enjte Kuvendin Zgjedhor të saj për zgjedhjen e organeve drejtuese të saj. Në postin e presidentit të këtij institucioni u konfirmua Agim Ademi, ndërkohë që u votua edhe për 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të organizmit.

I pranishëm në këtë event të rëndësishëm për futbollin në Kosovë ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në fjalën e tij në Kuvendin Zgjedhor të FFK, Duka vlerësoi progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Kuvendi Zgjedhor i FFK, Presidenti Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë duke vënë në dukje ndër të tjerat arritjet e skuadrës kombëtare A që në një hark kohor të shkurtër ka mundur të arrijë rezultate të jashtëzakonshme sic e tregon edhe fakti që në muajin mars Dardanët do të luajnë në playoff me ëndrrën për të shkuar në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës apo edhe kualifikimi për në fazën e playoffit në Conference League të Dritës.

‘Në aspektin sportiv, futbolli i Kosovës vazhdon të shënojë përparim të qëndrueshëm-tha ndër të tjerat në fjalën e tij kreu i FSHF-Paraqitja e përfaqësueses A në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 dhe pjesëmarrja e saj në play-off-in e marsit, për të qenë pjesë e finaleve, dëshmojnë qartë zhvillimin dhe ambicien e lartë. Uroj që Kosova të ketë suksese në dy ndeshjet e ardhshme në play-off-it. Në nivel klubesh, arritjet janë të mëdha. Drita jo vetëm që është kualifikuar në grupet e UEFA Europa Conference League, por edhe i ka kaluar ato dhe sot është në fazën play-off’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB