Dy lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Në Top Story u diskutua për kërkesën e rritjes së pagave nga gjyqësori dhe përplasjen me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Gazetari Artan Hoxha u pyet nga Grida Duma se sa përqind e gjyqtarëve jetojnë me pagë.
Ai u përgjigj duke thënë “Pak a shumë qytetarët e kanë përshtypjen se ku jetojnë gjyqtarët. KLGJ e famshme kanë ambientin më të mirë. Pse duhet t’i çosh të pallati i drejtësisë këta që s’bëjnë asnjë punë, e kanë rendimentin 0. Ne sot ndodhemi para këtij fakti, në këtë konflikt midis ekzekutimit që kontrollon dhe legjislativin, sot dy nga tre pushtetet e ka një palë dhe i bën presion Kushtetueses. Rama nuk e ka problemin e 37 mln euro“.
Eugen Beci: 1.4 km autostradë është.
Artan Hoxha: E mban mend ambasadorët Arvizu dhe Donald Lu, kur bënin takim me gjyqtarët, ndrinte vendi, kostumet, kollaret, orët, çantat. Sa filloi ambasada ‘shiko se kostumet kanë këtë vlerë, orët kanë’. Por t’i shohësh tani duket si mbledhje fakirësh. Dhe ata e hoqën këtë. U desh ndërhyrje dhe kjo s’është normale, një diplomat s’ka pse merret më gjyqtar të vendit tim.
Nuk ta ndaj dot me përqindje sepse nuk kam këtë statistikë. Ajo që shohim, shohim ku jetojnë, çfarë mjetesh, ku i shkollojnë fëmijët. Unë nuk them pse të mos i shkollojnë, por problemi është që është konform pagesës. Këto pagesa për nivelin e Shqipërisë janë të larta. Piramidën e ka prishur kryeministri
Top Channel