Përplasja e Ramës me gjyqësorin/ “37 mln euro janë dy tuba stufe për mazhorancën”, Beci: Gjyqtarët kanë hyrë në oborrin e politikës

04/02/2026 22:26

Kërkesa e magjistratëve për rritje pagash është kthyer në debat mes organeve të drejtësisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, teksa ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel, komentoi këtë përplasje duke thënë se ’37 mln euro janë dy tuba stufe për mazhorancën’.

Sipas tij, ‘kreu i qeverisë po shfrytëzon më së miri kërkesën e gjyqtarëve për rritje page për ta hedhur kundër opinion publik.’

Ti opinionit publik po i servir një prokuror dhe gjyqtar që do më shumë para, një dëshirë për të krijuar një konflikt. I thua opinionit publik që ‘gjyqtari në fund do vijë tek unë po për pagat’. Buxheti i shtetit del në bazë të rregullave të përcaktuara. E shoh si narrativë që kreu i qeverisë e shfrytëzon më së miri për ta hedhur kundër opinion publik.

Është momenti që gjyqtarët dhe prokurori ka hyrë në oborrin e politikës. Kemi dy vendime të Kushtetuese, ai i 2017 rregulloi ligjin për statusin e magjistratëve (prokurorë dhe gjyqtarë). Në vitin 2024 rregulloi referencën e pagesës së magjistratëve. Pasi e rregulloi dhe referencë mori jo pagën e germës G, por tha për të rregulluar hierarkinë do jetë referencë Presidenti, paga e tij’.

Çfarë ndodhi? Qeveria vendosi që paga e administratës t’i rrisë pa prekur pagën e Presidentit që është pagë referencë për magjistratës. Magjistratët pretendojnë dhe thonë që po shkelet neni i Kushtetutës. Kemi një kontradiktë, unë si magjistrat them se qeveria po luan. Po rrit pagat e të tjerëve dhe mua më lë në të njëjtin nivel. Në vendin tonë paga e Presidentit rritet një herë në 10-15 vjet. Unë si magjistrat pretendoj diçka të tillë, dhe s’ka asnjë anormale. Ku zgjidhet kjo? Në Gjykatë. Ne derën e gjykatës kemi”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB