Misteri te Al Nassr u zgjidh; Cristiano Ronaldo u kthye në stërvitje…
Ditët e fundit Flamengo riktheu Lucas Paqueta, një prej shumë futbollistëve të formuar te kjo skuadër, por kampionët e Brazilit duket se nuk kanë ndërmend të ndalen ketu.
Në orët e fundit ëndrra për të kthyer në vendlindje Vinicius është gjallëruar më shumë se kurrë. Te klubi nga Rio De Janeiro e dinë që një operacion i tillë realizohet vetëm me dëshirën e futbollistit dhe ia hapin dyert sulmuesit aktual të Realit të Madridit që të kthehet të shkëlqejë në Maracana.
Vinicius u largua nga Flamengo në vitin 2017 dhe pas 9 vitesh po përjeton momentet më të vështira të tij. Në Bernabeu po merr fërshëllimat e publikur dhe në La Liga është në thatësirë goli. Te skuadra braziliane ai e di që do të marrë të gjithë dashurinë dhe do të ishte një idhull në kthimin e tij.
Jose Boto, Drejtori i Futbollit te Flamengo ishte i qartë në deklaratat e tij gjatë prezantimit të Paqueta. ‘Kontrata e tij është drejt skadencës, më bëri një dhuratë të bukur, një fanelë me autografin e tij. Mund të luftosh vetë, për këta lloj lojtarësh kur realisht duan të vijnë-tha Boto-varet më shumë nga Vinicius se nga ne. Porta gjithnjë është e hapur për të’
Kontrata e Vinicius me Realin e Madridit skadon në qershorin e vitit 2027 kur ai do të jetë rreth 27 vjeç dhe do të plotësojë më shumë se një dekadë me Los Blancos. A do të jetë momenti për të ndryshuar ambient? Boto e di që në këtë moment ai do të ketë një opsion të hapur. ‘Kontrata po shkon drejt fundit, nuk do të jemi të detyruar t’i paguajmë gjë Realit të Madridit-tha ai
Zërat për të ardhmen e Vinicius te Reali i Madridit nuk do të shuhen deri sa Vinicius të zgjasë kontratën me Los Blancos dhe javët në vijim mund të rezultojnë kyçe në rendimentin e skuadrës së Arbeloas në pjesën më vendimtare të sezonit
Top Channel