Boksierja algjeriane tregon të vërtetën: Kam hormone mashkullore, por nuk jam transgjinor
Kërkesa e magjistratëve për rritje pagash është kthyer në debatin e ditës mes organeve të drejtësisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Të hënën kryeministri foli në rrjetet sociale pas publikimit të regjistrimit të seancës ku gjyqtarët flisnin hapur për kërkesën e tyre për rritje page.
Shoqata e Gjyqtarëve e komentoi këtë qëndrim të kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ata “nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues”.
Këtë të mërkurë institucionet iu përgjigjën flakë për flakë njëri tjetrit.
Rama, theksoi sërish se kërkesa e tyre është e pajustifikueshme, është e papranueshme dhe është e pagëlltitshme për t’iu imponuar Parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor.
Por sa cenohet ndarja e pushteteve dhe a do duhej të ishin përjashtuar nga Kushtetuesja shoqatat e gjyqtarëve?
“Në audion e publikuar nga gjykata Kushtetuese për këtë proces verifikohet lehtësisht përjashtimi i shoqatave për shkak të mosregjistrimit në përputhje me ligjin dhe gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë pretendim. Në Itali ama paga e presidentit është 250 000 euro.
Pagat e gjyqtarëve në vitin 2016 u rriten me 410%, ndërsa paga e administratës nga viti 2016 është rritur me rreth 70%, si mund të thuhet që administratës i është rritur më shumë paga në vite”, u tha në Top Story.
Top Channel