FOTO/Ditëlindja e 80 e Partizanit, Presidenti Demi dhe Olsi Rama presin së bashku tortën…
Spanja në muajin mars do të zbresë në fushën e lojës kur do të luajë ‘Finalissima’ me Argjentinën në 27 mars, ndërsa 3 ditë më pas La Roja do të luajë miqësoren e saj të parë në kuadër të përgatitjeve të Botërorit të SHBA, Kanada, Meksikë dhe përballë do të ketë Egjiptin e Mohamed Salah dhe arena e këtyre dy përballjeve do të jetë stadiumi Losail në Doha.
Te ‘Finalissima’, Spanja si kampione e Evropës vjen në këtë përballje edhe si skuadra që kryeson klasifikimin e FIFA dhe me një bllok të njëjtësh lojtarësh që do të ketë edhe në Botëror. Mbetet të kuptohet nëse futbollistët që kanë pësuar dëmtime serioze si Carvajal, Rodrigo, Nico ëilliams dhe Pedri do të mund të rikuperohen në kohë për ndeshjen me skuadrën kampione të Amerikës Latine dhe të Botës. E sigurt është se në fushën e lojës do të jetë Lamine Yamal, gjë që e bënë të ditur si Hansi Flick ashtu edhe De La Fuente.
Ndeshja e 27 marsit mes Spanjës dhe Argjentinës shihet edhe thuajse si një provë gjenerale për të dyja skuadrat 3 muaj përpara kampionatit botëror të futbollit.
Për më tepër sipas trajnerit të ‘La Roja’ kjo sfidë do të jetë shumë e luftuar pasi në lojë është një trofe dhe si Spanja ashtu dhe Argjentina do të duan ta luajnë. Ky i këtij viti do të jetë edicioni i katërt i ‘Finalissima’ dhe Spanja do ta luajë për herë të parë. Edicionet e para u zhvilluan në 1985 dhe 1993 me emrin Kupa Artemio Franchi ku fituan Franca dhe Argjentina, më pas pati një periudhë pushimi me kompeticionin që u kthye në 2022 me ndeshjen e zhvilluar mes Argjentinës dhe Italisë në Londër ku fitoi skuadra albiceleste
Tre ditë pas ‘Finalissima’, në 30 mars, kombëtarja spanjolle do të nisë përgatitjet për Botërorin e këtij viti me një ndeshje miqësore me Egjiptin. La Roja do të qëndrojë gjatë gjithë javës në Emiratet e Bashkuara Arabe që do t’i shërbejë si përgatitje për Kupën e Botës përpara dy ndeshjeve miqësore të muajit qershor
Spanja do të bëjë debutimin e saj në Botëror në 15 qershor me ndeshjen ndaj Kepit të Gjelbër në Atlanta në orën 18:00. Në të njejtin vend dhe në të njëjtën orë, La Roja do të luajë edhe ndeshjen e dytë me Arabinë Saudite në 21 qershor për të mbyllur fazën e grupeve me ndeshjen ndaj Uruguajit në Guadalajara të Meksikës në 26 qershor në orën 03:00 të mëngjesit me orën evropiane.
Top Channel