Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Do të jetë Manchester City ai që do të përballet me Arsenalin në finalen e Carabao Cup(Kupa e Ligës). Skuadra e Citizens eliminoi në gjysmëfinale Newcastle duke e mundur edhe në ndeshjen e kthimit në Etihad Stadium me rezultatin 3-1.
Manchester City, që kishte fituar edhe sfidën e parë në St.James Park, e mbylli përfundimisht çështjen e kualifikimit praktikisht që në pjesën e parë.
Vetëm 7 minuta i mjaftuan skuadrës së Guardiolës për të zhbllokuar rezultatin me golin e Marmoush për të marrë avantazhin në 1-0, një rezultat që i jepte qetësinë absolute skuadrës së Citizens. Në minutën e 29 ishte sërish Marmoush që ndëshkoi Neëcastle teksa shënoi edhe golin e dytë, një gol që 3 minuta më vonë u shoqërua nga ai Reijnders që coi rezultatin në 3-0. Newcastle nga ana e tij i pati mundësitë për të shënuar të paktën 1 gol në 3 raste, por portieri Trafford e mbajti portën e tij të paprekur.
Në minutën e 62, Newcastle me anë të Elangës më në fund arriti të mposhtë portierin Trafford për të shkurtuar diferencën në 3-1 njw rezultat që mbeti i tillë deri në fund me Manchester City që do të luajë në finalen e 22 marsit me Arsenalin.
Top Channel