Rey Manaj prej ditësh është kthyer në Turqi për t’u bashkuar sërish me Sivasspor, ku u prit me entuziazëm shumë të madh nga tifozët e kësaj skuadre, por vetëm këtë të martë ai nënshkroi zyrtarisht kontratën me skuadrën e tij.

Sulmuesi kuqezi, pasi kreu edhe vizitat mjekësore, firmosi me Sivasspor një kontratë për 3 vjet e gjysmë në një ceremoni të zhvilluar në zyrën e Guvernatorit Lüfullah Bilginal dhe ku të pranishëm përveç presidentit të klubit, Burak Özçoban ishin edhe anëtarë të Këshillit Administrativ të Sivasspor.

Në këtë mënyrë, për Manaj nis zyertarisht etapa e dytë si futbollist i kësaj skuadre. Në eksperiencën e tij të parë, sulmuesi shqiptar kishte bërë mjaft mirë teksa në 63 ndeshje zyrtare të zhvilluara kishte shënuar 34 gola dhe kishte dhënë 7 asist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB