Pas fitores me Bolognan, Allegri: Ishte e rëndësishme të arrinim 50 pikë, ndeshje që duhej marrë seriozisht
Barcelona është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Mbretit. Skuadra katalanase eliminoi në çerekfinale, atë që i bëri gjëmën Realit të Madridit, Albacete duke e mundur me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku skuadra e Hansi Flick vuajti ju pak.
Albacete ashtu si në ndeshjen me Realin e Madridit tregoi se nuk ishte një kundërshtar i lehtë teksa në pjesën e parë ia bëri të vështirë gjërat Barcelonës që si moment për të shënuar pati vetëm një mundësi me Rashford. Për më tepër skuadra vendase jo pak herë u shfaq në zonën kundërshtare falë kundërsulmeve me forca të shumta. Por në minutën e 38 Barcelona mori avantazhin në 1-0 me Lamine Yamal pas një aksioni që nisi nga një presion i Rashford. Në fundin e pjesës së parë Albacete në dy momente u afrua në zonë me Puertas, por pa mundur t’i shfrytëzojë këto momente dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 1-0 për skuadrën e Hansi Flick.
Në fillimin e pjesës së dytë Barcelona shënoi sërish këtë radhë me Araujo që shënoi me kokë pas një goditje këndi, një gol ky shumë i rëndësishëm për katalansit, por sidomos për vetë futbollistin pas momenteve delikate që përjetoi. Në minutën e 84, Albacete shënoi me Jefte, por goli i tij u anulua pasi Puertas që i dha asist ishte në pozicion jashtë loje. Por Albacete nuk u dorëzua dhe në minutën e 87 shkurtoi diferencën në 2-1 me Javi Morenon për të ndezur akoma më shumë minutat e mbetura. Nuk vonoi shumë dhe Barcelona shënoi golin e tretë me Ferran Torres por edhe ky u anulua për pozicion jashtë loje. Minutat e mbetura ishin të ndezura me Albaceten që mori zemër teksa rrezikoi të shënojë edhe golin e barazimit. Gjithsesi në fund ndeshja u mbyll 2-1 për Barcelonën që shkruan emrin mes 4 më të mirave të këtij edicioni në Kupën e Mbretit.
Top Channel