I shpejtë dhe i përkufizuar si ‘Varane’ i ri, qendërmbrojtësi i Rennes, Jeremy Jacquet, 20 vjeç, është shumë pranë transferimit te Liverpool për vlerën e 70 milionë euro, një shifër kjo jo e zakonshme për një futbollist që ka luajtur vetëm 36 ndeshje në Ligue 1 dhe që sipas ‘Transfermarkt’ ka një vlerë të merkatos prej 20 milionë euro.

Sipas medias në Francë, Jacquet shumë shpejt do të udhëtojë drejt Liverpool për të kryer vizitat mjekësore me skuadrën e The Reds. Nëse nuk do të dalë ndonjë problem atëherë ai do të bëhet futbollist i skuadrës kampione të Anglisë edhe pse do të qënronte te Rennes deri në fund të sezonit.

Më një shtatlartësi 1.90 m, teknikisht i besueshëm dhe manovrues, mbrojtësi ka si model, ish futbollistin e Realit të Madridit, Raphaël Varane. Te Liverpool, Jacquet do të mund të formojë dyshen e qëndrës së mbrojtjes me Konate, një prej shtyllave të The Reds dhe përfaqësueses franceze

Futbollisti është bërë pjesë e akademisë së Rennes në moshën 12 vjeçare. Nga kjo skuadër kanë dalë lojtarë të tilllë si Mathys Tel, Jeanuël Belocian dhe Desiré Doué. Këtu mësohet se janë formuar edhe Ousmane Dembele fitues i Topit të Artë apo Eduardo Camavinga

I lindur në 13 korrik të 20025 në lokalitetin periferik parizien të Bondy, djepi i talenteve franceze si Kylian Mbappé, Ëilliam Saliba dhe Randal Kolo Muani, Jérémy Jacquet ka shfaqur shumë potencial që u frenua për shkak të problemeve me rritjen.

‘U zgjata menjëherë me 10 cm në një vit-tregon Jacquet në një intervistë për ‘L’Equipe’ të vitit të kaluar-sinqerisht ishte shumë e vështirë. Pësova dëmtime në shpinë, në thembër, në gju’.

Pasi kaloi problemet fizike, Jacquet debutoi në Ligue 1 në moshën 18 vjeçare, në ndeshjen ndaj Nice në 13 janar të 2024. Më pas ai kaloi te skuadra e Clermont-Ferrand në pjesën e dytë të sezonit 2023/24 duke fituar më shumë minuta edhe pse kjo skuadër nuk mundi dot të evitojë rënien nga kategoria. Jacquet qëndroi te kjo skuadër edhe në sezonin e kaluar ku u aktivizua vazhdimisht për t’u kthyer te Rennes. Këtë sezon është vazhdimisht titullar dhe Rennes është në vendin e 6 të renditjes

Top Channel