Transferimi prej 30 milionë stërlinash i Jean-Philippe Matetës te Milan ka dështuar pasi një problem me gjurin u raportua gjatë kontrolleve mjekësore.Francezi ka pritur me padurim një largim nga Selhurst Park gjatë gjithë muajit , pasi ka refuzuar të hyjë në negociata për të zgjatur qëndrimin e tij përtej vitit 2027.

Një kalim në Itali ka qenë gjithmonë prioriteti i 28-vjeçarit – pavarësisht se ishte objekt i një oferte prej 35 milionë stërlinash nga Nottingham Forest. Përfaqësuesit e Matetës zhvilluan bisedime më herët gjatë afatit kalimtar, por po kërkonin një marrëveshje huazimi me një opsion ose detyrim blerjeje.

Sipas mediave angleze, për herë të parë u shfaq interesi i Milanit në dhjetor, ku ju tregua gatishmëria e qendërsulmuesit për të provuar veten në Serie A.

Dhe ai kishte dëshirë të luante për Kuqezinjtë vetëm pasi ata zyrtarizuan interesin e tyre, të cilët janë tërhequr nga marrëveshja pasi mjekët e klubit e kontrolluan atë në Paris.

Top Channel