Tirana jep shenja “ringjalljeje”, mund kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventus. Edhe pse u transferua në Torino me bujë në shtatorin e 2025-ës, ai s’ka bindur as Igor Tudor dhe as trajnerin aktual të “Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti.
Në këto kushte, ai po aludohet për një largim drejt Premier League. Madje Juventus po mendon që ta shkëmbejë sulmuesin shqiptar me Beton e Everton. Sipas Eurosport.fr, diçka e tillë mund të ndodhte realisht, me Zhegrovën që do të niste një aventurë të re në Premier League.
Megjithatë, ende nuk ka diçka konkrete edhe pse data zyrtare për merkaton ka përfunduar. Pritet të shihet nëse ndonjë zyrtarizim i papritur do të vijë në orët në vijim, apo do të pritet vera, megjithatë klubi i Everton duket se nuk është i kënaqur vetëm me shërbimet e shqiptarit.
Top Channel