Franca, Deschamps humbet betejën ligjore me gazetarin për largimin e Benzema para Botërorit 2022
Inter e ka gjetur futbollistin që mund të zëvendësojë Davide Frattesi nëse ky i fundit transferohet te Nottingham. Bëhet fjalë për Curtis Jones, futbollistin 25 vjeçar të Liverpool.
Zikaltrit kanë arritur tashmë një marreveshje me futbollistin që po kërkon një skuadër ku të ketë më shumë hapësirë duke qenë se këtë sezon Slot nuk e ka aktivizur shumë.
Por kampionët e Anglisë ende nuk janë të hapur për një shitje te tij. Nëse kjo do të ndodhë, do të bëhet fjalë për një transferim në Milano të Jones në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 40 milionë euro, edhe pse kjo është e lidhur pikërisht me largimin e Frattesit, që ende nuk ka vendosur për të pranuar ose jo ofertën e Nottingham.
Për Frattesin kishte shfaqur interesin e Lazion që kishte ofruar 25 milionë euro, një shifër kjo që u konsiderua shumë e ulët nga zikaltrit dhe e refuzuar. Duke u kthyer në Angli, zërat për një interes të Liverpool për Denzel Dumfries mbetën vetëm në kuadrin e një sondazhi dhe skuadra e The Reds nuk shkoi përtej kësaj.
Top Channel