Në Shqipëri ka fëmijë të infektuar me fruth por ndërkohë vaksinimi ndaj fruthit tek fëmijës ka reni drastike si tek fëmijët 1 vjeç kur duhet bërë doza e parë e vaksinës së fruth rubeolës ashtu dhe doza e dyte e cila bëhet kur fëmija është 5 vjeç.
Në zona të caktuar ka rënë edhe në 70 % vaksinimi. Mbulesa vaksinale me këtë vaksine ka qenë mbi 90 % por që pas pandemisë prindërit janë bërë më dyshues ndaj vaksinave.
“Janë qytete si Vlora dhe Tirana, qytete të mëdha që kanë probleme me vaksinim”, u shpreh Rovena Daja.
Prindërit e lidhin vaksine e MMR me rritjen raste me autizëm.
“U be shkak një studim që doli me konkluzion se mund të shkaktonte autizëm por dolën disa studime të tjera që nuk gjeten lidhje”, u shpreh ajo.
Në populate ka rënie të interesit edhe për vaksina të tjera por e kundërta ndodh me vaksinën e gripit për të cilën ka një qasje tjetër.
Top Channel