Lë kategorinë Elitë të Portugalisë për të vazhduar karrierën në Superligën shqiptare tek Egnatia
Vedat Muriqi po kalon një formë të jashtëzakonshme te Majorka dhe sot La Liga e shpalli zyrtarisht lojtarin e muajit janar.
Me pesë gola në katër ndeshje, sulmuesi kosovar po udhëheq sulmin e skuadrës së tij, duke treguar ndikimin e madh që ka në këtë fillim sezoni. Ky është çmimi i dytë për Muriqin, pasi e kishte fituar më parë në maj të vitit 2022.
Bomberi shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj si Vanat, Sorloth, Markos Alonso dhe Guedes. Me 14 gola në kampionat, Muriqi renditet si golashënuesi i dytë më i mirë i LaLigës, ndërsa vetëm Kylian Mbappé ka shënuar më shumë.
Ky sukses vërteton se Muriqi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Majorkës dhe një figurë kyçe në garën për golat në elitën spanjolle.

Top Channel