Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…
Leon Goretzka është një futbollist që nuk ngurron të japë opinionin e tij në lidhje me politikën, çështjet sociale, përtej sportit që ai e ka si profesion. Mesfushori i Bayernit të Mynihut në një intervistë për ‘Die Zeit’ analizoi botërorin e këtij viti që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada dhe duke parë aktualitetin bëri një reflektim të fortë për Donald Trump, identitetin evropian dhe peshën e futbollit të Kontinentit të Vjetër.
I pyetur për faktin se sa herë përmendet Botërori i këtij viti, nuk flitet thuajse kurrë për futboll, Goretzka u shfaq i drejtpërdrejtë, por edhe pozitiv. ‘Sigurisht që i ndjek debatet politike, por unë e bëj fakt të kryer se do të jetë një turne madhështor. Në Amerikë do të jetë e ftuar gjithë bota. Turneu do të bëjë që edhe atje futbolli të përmirësohet dhe do të bindë shumë njerëz që është një sport i jashtëzakonshëm’-tha futbollisti gjerman që më pas përmendi edhe presidentin e SHBA, Donald Trump.
‘Donald Trump ia doli që ne të ndihemi jo vetëm gjermanë, por edhe evropianë-tha Goretzka-Të tjerët na kanë arritur, por në ndeshjen më të rëndësishme të botës ne vazhdojmë te jemi përpara të gjithë kontinenteve. Nuk jemi të mbaruar, në fushë Evropa do t’ia tregojë të gjithëve’
Së fundmi në Gjermani dhe në futbollin evropian ka pasur mendime që kanë qenë në favor të bojkotit të Botërorit nga vendet e Kontinentit të Vjetër pas tensioneve të krijuara nga politikat e Donald Trump dhe pozicionit të tij në tema të tjera sidomos atë për Groenlandën.
Top Channel