Roma barazoi 1-1 ndaj Panathinaikos në një ndeshje që e luajti në inferioritet numerik për pjesën më të madhe të kohës e luajti në inferioritet numerik, një barazim që i dha mundësinë skuadrës verdhekuqe të sigurojë një vend në 1/8 e finaleve pa kaluar fazën e playoffit.

Megjithatë edhe nëse kjo do të ndodhte, nuk  do ta shqetësonte shumë trajnerin e Romës, Gian Piero Gasperini.

‘Nuk e di nëse jemi mes favoriteve apo jo dhe nëse do të duhej të luanim playoffin, nuk do të ishte ndonjë pakënaqësi e madhe-tha Gasperini-ne përmes ndeshjeve jemi rritur, jemi përmirësuar, kemi fituar besim dhe një komponent shumë të fortë motivimi te të gjithë futbollistët. Nuk do të ishte problem’.

Gasperini e vijoi më tej logjikën e tij duke theksuar se playoffi nuk duhet parë si një disfatë.

‘Ndonjëherë dëgjoj gjëra të ekzagjeruara, sikur të luash në playoff është një humbje-vijoi Gasperini-për mua të luaja dy ndeshje më shumë nuk do të ishin ndonjë problem, përkundrazi, do të ishte rasti për të zgjeruar skuadrën. Problemi është se kur luan shumë ndeshje ka dëmtime. Të ishte për mua do të luaja më shumë ndeshje dhe do të bëja më pak stërvitje. Edhe futbollistët…Shumë shpesh janë ndeshjet si stërvitje dhe këtë edhe them seriozisht, janë mënyra më e mirë për t’u rritur’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB