Europa League/Roma në 1/8 e finaleve, por Gasperini nuk i trembej playoffit: Nuk do të ishte problem…
Imazhi nuk mund të ishtë më shokues. Sulmuesi mitik, Robin Van Persie, aktualisht trajner i Feyenord, po afrohej duke bërë gjeste shqetësimi drejt barrelës ku djali i tij ishte mes dhimbjeve të mëdha. Ai ishte dëshmitar direkt i një dëmtimi në gju të të birit që duket se është i rëndë.
‘Të këput shpirtin. Jam trajneri i tij, por jam edhe babai i tij-tha Van Persie-ndihem shumë keq për të, për atë çfarë po kalon tani’
Shaqueel Van Persie, 19 vjeç kishte vetëm pak minuta në fushë kur ra në tokë duke mbështetur keq këmbën pas një dueli në ajër me Diego Llorente. ‘Shiko, në fund kur ndodh diçka e tillë mban frymën. Mund t’i ndodhë çdo futbollisti, sonte i ndodhi Shaqueel-vijoi Van Persie
Që në momentin e parë që u pa episodi te Feyenoordi menduan për më të keqen, edhe babai i tij. Ndeshja u ndërpre dhe mjekët shkuan në fushë për të kryer testin e famshëm të sirtarit në gjurin që i dhimbte. Ende nuk ka konfirmim zyrtar, por vetëm një mrekulli duket se e shpëton Shaqueel nga një periudhë e gjatë rehabilitimi. ‘Duhet të kryejë më shumë teste, por simptomat e para nuk janë aspak të mira-pranoi Robin Van Persie duke bërë rolin e zëdhënësit të mjekëve.
Top Channel