“Emigrantët shqiptarë më riemgrimin më të lartë”, BERZH: Po largohet mosha 20-39 vjeç, popullsia me tkurrje më të shpejtë

30/01/2026 15:24

Shqipëria renditet ndër vendet me tkurrjen më të shpejtë të popullsisë si pasojë e lindshmërisë së ulët dhe emigracionit të lartë.

Largimi jashtë vendit, një ndër plagët më të mëdha në Shqipëri po thellohet më shumë për shkak të emigrimit kryesisht të forcës së punës. Në raportin e tranzicionit BERZH vë në dukje se në Shqipëri po emigron më së shumti mosha 20-39 vjeç, duke shkaktuar ndër tkurrjet më të shpejta edhe se mesatarja e Europës Juglindore.

Shqipëria po zbrazet jo vetëm nga njerëzit por dhe nga ideja e kthimit. Edhe në rastet kur emigrantët rikthehen sipas BERZH ata rimendojnë largimin përsëri për të punuar.

“Të kthyerit në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut raportojnë se kanë veçanërisht gjasa të kërkojnë një periudhë tjetër jashtë vendit. Vlen të përmendet se shkalla e papunësisë është më e lartë në mesin e individëve me përvojë emigrimi sesa në mesin e atyre që nuk kanë emigruar kurrë”, thekson BERZH.

Plakja dhe një popullsi në moshë pune në rënie sipas BERZH po I sjellë Shqipërisë një rënie të rritjes ekonomike me përkatësisht 0.6%.

BERZH thekson nevojën për politika që lehtësojnë riintegrimin e të kthyerve në tregun e punës, duke shfrytëzuar mirë aftësitë e tyre të akumuluara, rrjetet ndërkombëtare dhe potencialin sipërmarrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB