Leon Goretzka, mbyllet aventura me Bayernin, por nuk do të largohet tani
Pas një periudhe krize, Eintracht Frankfurti ka emëruar Albert Riera-n si trajnerin e ri të ekipit, duke zëvendësuar Dino Toppmoller, i cili u shkarkua dy javë më parë.
Trajneri spanjoll, 43-vjeçar, do të marrë detyrën zyrtarisht të hënën, pasi të përfundojë ndeshjen e fundit me skuadrën e tij aktuale, Celje në kampionatin slloven.
Emra të tjerë si Xabi Alonso, Edin Terzic, Marco Rose dhe Roger Schmidt ishin diskutuar si mundësi për drejtimin e klubit gjerman, por zgjedhja përfundimtare ra mbi Riera-n.
Albert Riera njihet si ish-lojtar i njohur, që ka luajtur me klube të mëdha si Liverpool, Manchester City, Olympiakos dhe Galatasaray. Karriera e tij si trajner është zhvilluar kryesisht në Slloveni, te Olimpija Ljubljana dhe Celje, ku ka arritur suksese të konsiderueshme. Me Olimpija Ljubljanën fitoi kampionat dhe Kupë në sezonin 2022/2023, ndërsa me Celje ka fituar Kupën në sezonin e kaluar. Ai ka pasur edhe eksperiencë në Francë me Bordéus në Ligue 2 dhe si ndihmës-trajner te Galatasaray.
Aktualisht, Eintracht Frankfurt gjendet në vendin e 8-të në Bundesligë dhe nuk ka regjistruar fitore që nga 13 dhjetori, duke e bërë emërimin e Riera-s një hap të rëndësishëm drejt rikuperimit të formës së ekipit.
Top Channel