Armand Duka do të jetë kandidat i vetëm për postin e presidentit të FSHF në garën zgjedhore të 16 shkurtit, kur do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore.

Garohet për organet drejtuese të FSHF nga Komitetit Ekzekutiv deri tek Presidenti. Në total janë gjithsejë 13 kandidatura për 10 poste si antarë të KE.

Kandidatët sipas renditjes alfabetike janë:

Abdyl Kuriu

Anila Basha

Arben Dervishaj

Armando Cungu

Blendi Fevziu

Edmond Hasanbelli

Envi Hicka

Erind Resuli

Ervin Canollari

Geri Çipi

Gjergji Petro

Lutfi Nuriu

Pano Xhixho

Ndërkohë që me propozimin e 33 antarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, si kandidaturë e vetme për postin e presidentit do të jetë Armand Duka. Këto janë rezultatet përfundimtare që ka zbardhur pas përfundimit të afatit të aplikimit për këto poste, Komisioni i Verifikimit të kandidaturave, përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF

Gjithashtu, Komisioni zyrtarizoi listën e delegatëve të anëtarëve të FSHF-së për Asamblenë e datës 16.02.2026, në përputhje me numrin e delegatëve të përcaktuar në Vendimin Nr. 1, datë 03.12.2025. Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të zhvillohet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin e ri katërvjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB