Kukësi do të ketë një trajner të ri në pankinë në muajt në vazhdim të sezonit në Kategorinë e Parë. Bledi Kadiu do të jetë ai që do të drejtojë skuadrën verilindore nga stoli me 46 vjeçarin që pranoi të marrë këtë detyrë pasi mbylli bashkëpunimin me skuadrën e Luzit në Kategorinë e Dytë

‘Futboll Klub Kukësi njofton se Bledi Kadiu është trajneri i ri i skuadrës sonë. 46-vjeçari ka nisur menjëherë punën për ndeshjen e radhës ndaj Besës, e cila do të luhet në “Kukës Arena” ditën e shtunë, ora 13:30-lexohet në njoftimin e bërë nga klubi verilindor

Bledi Kadiu e merr drejtimin e Kukësit në një moment tejmase të vështirë në këtë sezon. Skuadra kuksiane pozicionohet në vendin e fundit në klasifikimin e Kategorisë së Parë me vetëm 9 pikë të grumbulluar në 19 javë kampionat dhe tani misioni është që të sigurohet qëndrimi i verilindorëve në këtë kategori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB