Futbolli është plot emocione, por për Mohamed Eni-n, YouTuber- in e famshëm franko-algjerian dhe tifoz të Marsejës.

Liga e Kampionëve e mbrëmshme përfundoi në…rrënim financiar. Influenceri ekscentrik pa ekipin e tij të preferuar të eliminohej për shkak të një goli të shënuar në një stadium tjetër, dhe reagimi i tij ishte shkatërrues.

Goli që “shkatërroi” dhomën e ndenjes
E gjitha ndodhi në minutën e 98-të të ndeshjes Benfica – Real Madrid. Kur portieri portugez, Anatoly Trubin, doli në fushë dhe shënoi për rezultatin përfundimtar 4-2, ky rezultat vulosi përfundimisht eliminimin e Marsejës nga faza eliminatore.
Eni, i cili po e ndiqte drejtpërdrejt zhvillimin, nuk mundi ta duronte tronditjen. Në gjendje të nervozuar, ai goditi televizorin e tij dhe e shkatërroi para syve të mijëra ndjekësve të tij, duke bërtitur për “fatkeqësinë” e ekipit të tij.

Virale në kohë rekord
Videoja e shkatërrimit të televizorit nuk vonoi shumë të bëhej virale në rrjetet sociale, duke mbledhur miliona shikime brenda pak orësh. Edhe pse Eni njihet për reagimet e tij ekstreme, ky moment i veçantë u karakterizua si një nga më “të çmendurit” në historinë e kanalit të tij.

Kliko këtu për videon.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB