Kategoria Superiore/Vllaznia përforcohet, rikthen Kevin Dodaj në skuadër
Konfederata Afrikane e Futbollit vendosi të refuzojë apelin e Marokut që Senegalit t’i heqin titullin kampion të Afrikës, por kjo nuk e pengoi të japë sanksione në drejtim të skuadrës senegaleze siç është ai për trajnerin Thiaw që u dënua me 5 ndeshje pezullim për nxjerrjen e futbollistëve nga fusha e lojës pas akordimit të penalltisë për Marokun në finalen e 18 janarit në Rabat.
‘Komisioni i Disiplinës në CAF hodhi poshtë kërkesën e bërë nga Federata e Marokut për thyerje të nenit 82 dhe 84 të rregullores së Kupës Afrikane nga ana e Senegalit-lexohet në komunikatën e organizmit më të lartë të futbollit afrikan
CAF përveçse e dënoi trajnerin Thiaw me 5 ndeshje pezullim, e sanksionoi edhe me një gjobë prej 100 mijë dollarësh. Po kështu u dënuan me 2 ndeshje pezullim futbollistët Illiman Ndyaye e Ismaila Sarr për sjellje antisportive ndaj arbitrit. Edhe për Marokun ka pasur ndëshkime. Ylli i kësaj skuadre, Achraf Hakimi u ndëshkua me 2 ndeshje pezullim, një prej të cilave është lënë pezullim për një vit. Ndërsa Ismael Sabari u sanksionua me 3 ndeshje pezullim dhe me një gjobë prej 100 mijë dollarësh
Gjatë finales së Kupës së Afrikës u regjistruan disa incidente dhe në çastet e fundit, futbollistët e Senegalit braktisën përkohësisht fushën në shenjë proteste për një penallti në favor të Marokut që shkaktoi edhe hyrjen në fushë të tifozëve senegalezë, gjë që krijoi momente tensioni që kërkuan ndërhyrjen e punonjësve të sigurisë.
‘Nuk e kam pasur kurrë synimin që të dilja kundër principeve të lojës që dua më shumë-është shprehur Pape Thiaw, trajneri i Senegalit-thjesht tentova të mbroja futbollistët e mi nga një padrejtësi
Më në fund pas ndërhyrjes së kapitenit Sadio Mane, futbollistët e Senegalit u kthyen në fuhën e lojës. Edouard Mendy e priti penalltinë e gjuajtur me stilin Panenka të Brahim Diaz dhe Senegali siguroi fitoren në kohën shtesë me golin e Gueye duke ngritur edhe trofeun e kampionit
Top Channel