Konfederata Afrikane e Futbollit ka dhënë vendimet e saj pas incidenteve që ndodhën gjatë finales së AFCON 2025 (Kupës së Kombeve të Afrikës).

Kjo finale u fitua nga Senegali, por që pati incidente për të cilat janë marrë masat nga komisionet disiplinore.

Masat ndëshkimore për Senegalin

– Pape Thiaw, trajner i skuadrës përfaqësuese të Senegalit: 5-ndeshje pezullim në garat e CAF + gjobë personale prej 100,000 dollarësh.

– Iliman Ndiaye: Pezullim 2-ndeshje

– Ismaïla Sarr: Pezullim 2-ndeshje

Ndërkohë për federatën Senegaleze të Futbollit u vendos një gjobë prej 615.000 dollarësh.

Masat ndëshkimore për Marokun

– Achraf Hakimi: Pezullim 1-ndeshje

– Ismaël Saibari: Pezullim 3-ndeshje

Ndërkohë Federata e Futbollit të Marokut u gjobit me 315.000 dollarë.

Këto sanksione vijnë pas raporteve disiplinore të hartuara pas finales dhe shënojnë një periudhë jashtëzakonisht të tensionuar pas AFCON midis dy ekipeve kombëtare.

Top Channel