Kupa e Afrikës, Senegalit nuk i hiqet titulli, por vërshojnë sanksionet për ngjarjet e turpshme në finale
E ardhmja e Kristjan Asllanit duket se është gjithnjë e më larg Italisë me futbollistin që është një hap larg kampionatit turk, ku Besiktas është shumë pranë mbylljes së operacionit.
Mesfushori i kombëtares shqiptare që është në radhët e Torinos, por në pronësi të Interit, e ka dhënë tashmë miratimin e tij për këtë transferim që pritet të realizohet me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes së futbollit.
Për mbylljen me sukses të këtij operacioni mungojnë vetëm detajet e fundit burokratike mes dy klubeve italiane dhe asaj të Stambollit, për një transferim që do të lejonte Asllanin që të kërkonte më shumë vazhdimësi në kampionatin turk.
Kujtojmë se Asllani gjatë verës së kaluar, kishte marrë një ofertë edhe nga Spanja, nga Betis Sevilla, por në atë kohë mesfushori kuqezi ishte i vendosur të luante në Itali duke e refuzuar ofertën e klubit të La Liga për të pranuar me pas kalimin në Torino ku gjërat nuk shkuan siç priteshin.
Top Channel