Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve dhe pjesëtar i një grupi kriminal, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin që u ekstradua nga Zvicra
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Në katalog bien në sy makina luksoze si Lexus, Lamborghini apo edhe Porsche që kapin vlerën mbi 100 mijë euro.
“Katalogu i mjeteve përfshin një gamë të gjerë automjetesh dhe mjetesh të tjera, të ndara sipas statusit ligjor – mjete të sekuestruara dhe mjete të konfiskuara – për secilën prej të cilave paraqiten të dhëna të detajuara mbi bazën ligjore të sekuestrimit apo konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit, si dhe vlerën e përafërt të pasurisë. Dokumenti përfshin si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe mjete me vlerë më të lartë tregu, duke reflektuar diversitetin e pasurive të administruara nga agjencia”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.
“Publikimi i këtij katalogu synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në informacion, duke i dhënë mundësi çdo pale të interesuar të njihet me pasuritë e luajtshme që ndodhen nën administrimin e AAPSK-së. Njëkohësisht, ky hap krijon bazën për procese të mëtejshme të administrimit, përdorimit ose tjetërsimit të këtyre pasurive, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vendimet gjyqësore përkatëse”.
Top Channel