Europa League/Roma në 1/8 e finaleve, por Gasperini nuk i trembej playoffit: Nuk do të ishte problem…
Pas Ligës së Kampioneve, ishte radha e Europa League që të jepte verdiktet e saj për fazën e parë të saj.
Lyon dhe Aston Villa ishin skuadrat që e kishin në xhep kualifikimin e tyre në 1/8 e finaleve me skuadrën franceze që arriti të mposhtë PAOK e Selanikut 4-2 duke e mbyllur këtë fazë në vendin e parë. Të njëjtën gjë bëri edhe Aston Villa që e fitoi ndeshjen ndaj Salzburgut me rezultatin 3-2 duke u pozicionuar në vendin e dytë.
Siguruan kualifikimin direkt edhe Midtylland, Freiburg, Betis, Porto, Braga. Skuadra e Midtylland mposhti Dinamon e Zagrebit 2-0, ndërsa Freiburg humbi 1-0 me Lille që i mjaftoi skuadrës gjermane që të evitojë fazën e playoffit. Me fitore e mbylli këtë fazë Betis që mposhti 2-1 Feyenoordin ashtu sikurse edhe Porto që iu imponua Rangers të eliminuar tashmë duke e mundur 3-1. Roma me 10 futbollistë arriti të barazojë me rezultatin 1-1 në Athinë ndaj Panathinaikos duke u pozicionuar në vendin e 8, ndërkohë që Bolognës nuk i mjaftoi fitorja 3-0 ndaj Maccabi Tel Aviv për të qenë në 1/8 e finaleve dhe do të luajë në playoff. Ndërsa Braga barazoi 0-0 me Go Ahead Eagles të eliminuar.
Në fazën e playoffit do të jenë edhe skuadra si Ferencvaros, Nottingham, Viktoria Plzen, Fenerbahce, Panathinaikos, Genk Crvena Zvezda, Stuttgart, Celta, Lille, Brann Ludogorets dhe Dinamo Zagreb i Arbër Hoxhës.
Ndërkohë që përvec Glasgow Rangers i kanë thënë lamtumirën turneut edhe Sturm i Graz, Nice, Malmo, Utrecht, Maccabi Tel Aviv, Young Boys apo Basel

Top Channel