LAJM I FUNDIT/ Një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgjet greke “Synimi im është që në vitin 2030 eksportet të shkojnë në 1 miliard dollarë“, u shpreh Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.
Që të arrish vlerën e 1 miliard dollarëve të eksporteve, Ministria e Bujqësisë më parë duhet të bindë BE të japë dritën jeshile për produktet që e kanë të ndaluar të shiten për qytetarët europiane, si mishi dhe produktet e bulmetit. Sipas ekspertëve fermat blegtorale duhet të eksportojnë standard dhe origjinë, por informaliteti i largon këto produkte nga tregjet e cilësisë.
“Tregtimi i këtyre produkteve pa etiketë duket si një gjë shumë rrethanore, por në fakt ajo është mungesa e shtyllës kurrizore të sigurisë ushqimore”, tha eksperti i bujqësisë Alban Zusi.
I vetmi produkt me origjinë shtazore që prek BE është veza e kategorisë B për industrinë ushqimit, por jo veza e freskët dhe fajin për këtë nuk e ka industria por ministria që nuk përdor argumente bindës në zyrën e Brukselit .
“Është mëkat që nuk po arrijmë ta hapim eksportin e vezëve të kategorisë A sepse do t’i ndihmonte këto industri të modernizohej. Por problem është tek pjesa teknike që menaxhon sigurinë ushqimore, ato nuk dinë ta tejkalojnë problemin” , tha Zusi.
Në sektorin e peshkimi situata duket më optimiste ne arrijmë të dërgojmë drejt BE fileto accuge dhe peshk të freskët, por jo në sasinë që kërkon industria.
“BE ngre kuota të vogla jo deri aty ku duam ne. Ne kemi bregdetin me të madh 360 km vijë bregdetare. Duhen negociata më të mëdha nga politikat e peshkimit që janë në Drejtorinë e Peshkimi pranë Ministrisë së Bujqësisë”, tha përgjegjësja e Departamentit dhe Akuakulturës në UBT, Jerina Kolitari.
Deri në vitin 1994, 99% e midhjes shqiptare eksportohej në Itali, dikur ajo njihej nga pastërtia dhe shija.
Ndërprerja e eksportit ndodhi në vitin 1995 nga lajmi i kolerës dhe kjo bëri që tregtia e jashtme e midhjes të penalizohej. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 dekada, midhja shqiptare vazhdon të njihet si e pasigurtë për europianët.
“Shqipëria nuk po del zona e papastër, por negociatat shkojnë deri në një pike dhe nuk e tejkalojnë veten”, tha Kolitari.
Edhe pse fermerët shqiptarë kalojnë traun e cilësisë, është vullneti politik që po mban larg tregjeve europiane produktin e patates dhe të mjaltit.
Top Channel