Paulo Dybala mban në ankth Romën dhe tifozët e saj. Sulmuesi argjentinas mori një goditje në gju në ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Milanit teksa në fundin e saj ai ndjeu dhimbje.

Futbollisti u vizitua nga stafi mjekësor dhe shenjat e para të bëjnë të mendojnë se është thjesht një goditje, por për një kuadër më të qartë, Dybala këtë të premte do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore

Në një situatë të tillë, argjentinasi u la jashtë për sfidën e Europa League me Panathinaikos, ndërkohë që prania e tij është në dyshim edhe për ndeshjen e së hënës ndaj Udineses. Orët në vazhdim do të jenë vendimtare; ekzaminimet mjekësore do të qartësojnë shkallën e këtij problemi dhe do të përcaktojnë kohën e rikuperimit të sulmuesit argjentinas, por duket se në Trigoria për momentin nuk janë shumë të shqetësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB