Fokus stabiliteti financiar, guvernatori Sejko pret drejtoreshën e re të AMF Jo më procedura të tej zgjatura fizike dhe shërbime dorazi me dokumente letre në dogana, mënyra e të operuarit në dogana do të ndryshojë së shpejti.
Nëpërmjet një projektligji të nxjerrë në konsultim publik ministria e financave synon krijimin e një dritareje kombëtare online për doganat, përmes së cilët procedurat e zhdoganimit të mallrave, si në eksport dhe në import do të bëhen elektronikisht.
“Një lehtësi që lejon palët e përfshira në tregti dhe transport të depozitojnë elektronikisht, vetëm një herë, informacionin e kërkuar përmes dokumenteve të standardizuara, në një pikë të vetme hyrjeje, për të përmbushur të gjitha kërkesat rregullatorë që lidhen me importet, eksportet dhe transitin”, thotë Ministria e Financave.
Financimi i fazës së ndërtimit dhe implementimit të ‘dritares’ sigurohet nga një kredi e Bankës Botërore 5.9 milionë dollarë. Pas përfundimit të implementimit, sistemi do të kërkojë një fond operativ vjetor prej 1.3 milionë dollarë. Opsionale është lënë mundësia dhe e mbulimit të një pjesë të shpenzimeve nëpërmjet caktimit të disa tarifave bizneseve.
“Opsioni 2 është që qeveria mund të vendosë të zbatojë një strukturë tarifash për vetëfinancimin e sistemit, me tre burime potenciale:
-Tarifa regjistrimi dhe abonimi 25 USD regjistrimi njëherë, 50 USD abonim vjetor
-Tarifa për transaksione doganore
– Tarifat ekzistuese nga licenca, leje, certifikata, origjinë etj…”, deklaron Ministria e Financave.
Kjo nismë sipas projektligjit synon të sjell ulje të korrupsionit, lëvizje më të shpejtë të mallrave, administrim më të mirë të procedurave dhe zhdoganim më të shpejtë.
Top Channel