Kualifikimi direkt për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve është një shpërblim në aspektin sportiv por edhe atë financiar për Barcelonën. Në fakt shifra e përfituar nga klubi katalanas në këtë fazë të kompeticionit më të rëndësishëm evropian është e konsiderueshme 33 milionë euro.

Kështu Barcelona përfiton 11 milionë euro për kualifikimin direkt në 1/8 e finaleve pa kaluar në fazën e playoffit, shifër së cilës i shtohen 2 milionë euro se u pozicionua mes 16 më të mirave dhe 8.8 milionë euro që u rendit në vendin e pestë. Kjo shifër e fundit ëshë një bonus që jepet në funksuion të klasifikimit dhe nis me 275 mijë euro për skuadrën e vendit të fundit për të përfunduar me 9.9 milionë euro për skuadrën e vendit të parë që në këtë sezon ishte Arsenali

Këtyre shifrave iu shtohen edhe ato të përfituara nga rezultatet në këtë fazë të parë; 10.5 milionë euro siguroi Barcelona për 5 fitoret(2.1 milionë euro për fitore) dhe 700 mijë euro për barazimin me Brugge. Në përfundim të llogaritjeve shifra totale rezulton 33 milionë euro vetëm nga faza e parë.

Por jo vetëm kaq, këtu nuk duhet harruar shifra prej 18.62 milionë euro që Barcelona dhe të gjitha klubet e tjera e kanë të siguruar vetëm nga pjesëmarrja në këtë pjesë të parë të Ligës së Kampioneve, ndërsa 35.38 milionë euro të tjerë vijnë nga kombinimi i ‘market pool’ me koeficientin historik të skuadrës në 10 vitet e fundit.

Si zakonisht këto të ardhura do të plotësohen edhe nga shpërblimet për kualifikimet në raundet në vazhdim. Kështu nëse arrin në çerekfinale, Barcelona do të përfitojë 12.5 milionë euro, 15 milionë euro nëse kalon në gjysmëfinale dhe 18.5 milionë euro nëse arrin finale, shifër së cilës i shtohen edhe 4 milionë euro në rast të ngritjes së trofeut me veshë të mëdhenj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB