E bujshme; klube nga Saudi Pro League po mendojnë për një lëvizje për yllin e Paris Saint Germain
Skema për finalen e Romës tashmë është i plotë: Juventus, Atalanta, Napoli, Inter, Bolonja, Lazio, Torino dhe Como përparojnë.
Skuadrat çerekfinaliste tashmë janë zbulua për sa i përket Kupës së Italisë për sezonin 2025/26 : Fitorja me përmbysje rikthyese 3-1 e Comos ndaj Fiorentinës vulosi zyrtarisht raundin e 16-të më të mirëve. Skuadra e Cesc Fabregas tani do të përballet me Napolin .
Juventusi, i cili mundi Udinesen, do të përballet me Atalantën, e cila mundi Genoas me një fitore 4-0. Interi mundi Venezian me shifrt 5-1 dhe do të përballet me Torinon, e cila u rikthye nga disavantazhi për të mundur më pas Romën, ndërkohë që Napoli arriti të fitojë përbalë Cagliarit pas gjuajtjes së 11-metërshave duke e mbyllur këtë fazë me shifrat 10-9, ata në raundin tjetër do të përballen me Comon. Bologna, e cila mundi Parmën në sekondat e fundit, do të përballet me Lazion që nga ana tjetër fitoi me një rezultat të ngushtë me Milanin.
Datat dhe orari i ndeshjeve çerekfinaliste të Kupës së Italisë, faza çerekfinale për edicionin 2025/2026
Bologna-Lazio (11 shkurt, ora 21:00)
Atalanta-Juventus (5 shkurt, ora 21:00)
Inter-Torino (4 shkurt, ora 21:00, në Monza sepse San Siro është i disponueshëm për Lojërat Olimpike të Milan Cortina 2026)
Napoli-Como (21 shkurt në orën21:00)
Kupa e Italisë 2025/26, tabela e rezultateve

Rregullat e çerekfinaleve të Kupës së Italisë 2025/26
Ashtu si me raundin e 16-shes, nuk do të ketë takim me dy ndeshje vajtje ardhje(të cilat priten në gjysmëfinale, ku do të kërkohet edhe kohë shtesë), por ndeshje të vetme. Formati eliminator ka një ndryshim shtesë për të shmangur maratonat dimërore. Në rast barazimi, nuk do të ketë kohë shtesë: ndeshja do të shkojë direkt në penallti pas 90 minutash të kohës së rregullt.
Top Channel