Alvaro Morata ka gjetur më në fund golin me fanelën e Comos dhe këtë e bëri në ndeshjen e 1/8 të finaleve të Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës, kur shënoi golin që fiksoi fitoren 3-1 të skuadrës së drejtuar nga Cesc Fabregas që u kualifikua për në çerekfinale. Një gol që solli edhe përqafime nga të gjithë futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës.

‘Këta djem më kanë ndihmuar shumë në muajt e fundit duke më mbështetur në vështirësi. Jam krenar për ta-tha Alvaro Morata, një futbollist që në të kaluarën ka qenë jo pak herë vendimtar në fushën e lojës-është goli më i rëndësishëm i jetës sime’.

Ishte minuta e 90 kur Morata mposhti Christensen nga shumë pranë portës golin e tij të parë me fanelën e Comos dhe që erdhi në një moment të komplikuar të jetës dhe karrierës së tij. ‘Mendoj se është një prej golave më të rëndësishëm që kam shënuar, pikërisht për gjithçka që është nga pas-vijoi më tej Alvaro Morata

Top Channel

DIGITALB DIGITALB