Skandal për falsifikim dokumentash; dorëhiqet i gjithë Komiteti Ekzekutiv i Federatës Malajziane të Futbollit
Të martën e 27 janarit, Georgina Rodriguez festoi 32 vjetorin e saj të lindjes dhe e festoi e rrethuar nga familja e saj dhe padyshim që nuk munguan as dhuratat që vetë influencerja ua tregoi fansave të saj në rrjetet sociale; tufa me lule, objekte të markave luksoze, por padyshim që nuk mungonin as dhuratat e fëmijëve të saj që i shkruan edhe një mesazh
Por Cristiano Jr., Eva, Mateo, Alana Martina dhe Bella nuk ishin të vetmet që uruan modelen. Padyshim që edhe Cristiano Ronaldo i dedikoi një urim teksa në profilin e tij në Instagra, postoi një foto të tij bashkë me të fejuarën të shoqëruar me mesazhin: ‘Gëzuar ditëlindjen, gruaja e jetës sime!’, një postim që mori mbi 8 milionë pëlqime.
Në fotot e dhuratave që postoi Georgina Rodriguez, vëmendjen e mori një orë dore e markës Rolex, një ‘kapriço’ që nuk kushton as më pak e as më shumë por 53 050 euro. Ora në fjalë i përket koleksionit mitik
Datejust 31 dhe është modeli Oyster me 31 mm në ar dhe 18 karat e zbukuruar edhe me diamante. Një bizhuteri elegante, e sofistikuar dhe rezistente ndaj ujit.

Top Channel