Ky Lamine Yamal duket se është shumë larg futbollistit që mahniti botën sezonin e kaluar. Ky argument përsëritet shpesh tek ata që nuk e pëlqejnë aspak sulmuesin e Barcelonës. Problemet me pulbagjinë bënë që Yamal të humbiste deri në 5 ndeshje në këtë sezon me Barcelonën dhe polemikat për grumbullimin e mosgrumbullimin e tij me kombëtaren e përkeqësuan gjendjen dhe filluan të shfaqeshin dyshimet e para rreth tij.

Nuk dukej më ai futbollisti elektrik që spikati shumë në sezonin e kaluar, ai adoleshenti që në një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mori në shpatulla skuadrën e tij dhe mahniti të gjithë evropën me lojën e tij

Por pavarësisht këtyre, në këto 6 muaj kompeticionesh, e gjithë kjo është përgënjeshtruar me kalimin e ditëve.  Për këtë mjaft të shohësh shifrat e Lamine për të kuptuar se ai në moshën 18 vjeçare vazhdon të jetë vendimtar në skuadrën e Hansi Flick. Me golin spektakolar ndaj Oviedos, Lamine Yamal arrin në 11 gola të shënuar këtë sezon; dy më shumë se në sezonin e kaluar në 26 ndeshjet e para. Sepse sezonin e kaluar pas të njëjtit numër ndeshjesh të luajtura, Lamine kishte shënuar 9 gola. Është vetëm 1 gol larg statistikës së tij më të mirë në La Liga(9 gola në 2024/25) dhe parashikimi është se si do të kalojë kuotën e 18 golave të shënuar sezonin e kaluar. Minimalisht, Yamal ka përpara 17 ndeshje në La Liga, një në Kupën e Mbrerit dhe 3 në Ligën e Kampioneve.

Asistmeni më i mirë

Lamine Yamal është në pozicionin e sulmuesit të krahut dhe kjo ia heq përgjegjësinë direkte në shënimin e golave. është ndikimi në lojë apo asistet ato që duhen llogaritur. Dhe këtu Lamine Yamal është mbret. Deri tani ka dhënë 12 pasime për gol në të gjitha kompeticionet, gjysma e shifrës së regjistruar sezonin e kaluar, 25. Me pak fjalë nëse 18 vjeçari do të vazhdojë të ruajë këtë produktivitet do të jetë në gjendje të kalojë edhe këtë statistikë në fund te sezonit. Ndërsa vihet në pikëpyetje rendimenti i tij, Lamine Yamal plotëson shifrat, influenca e tij në lojë nuk e meriton të vihet në diskutim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB